Zyrtare/ Joe Biden sapo ndaloi importin e naftës dhe gazit rus

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar zyrtarisht një ndalim të importeve të naftës ruse në hakmarrje ndaj pushtimit të Ukrainës, transmeton IndeksOnline.
Ai shtoi se ndalimi do të përfshijë gjithashtu importin e gazit dhe energjisë nga vendi.
Ndalimi do të vijë si një goditje tjetër për ekonominë ruse, e cila tashmë është goditur nga një sërë sanksionesh nga perëndimi.
Në një deklaratë televizive, ai tha se SHBA-ja e mori vendimin në konsultim të ngushtë me aleatët e saj, por ai e kupton se disa nga aleatët e saj evropianë nuk do të jenë në gjendje të bëjnë të njëjtën lëvizje, për shkak të varësisë së tyre nga nafta ruse./IndeksOnline/