75 Mall Live Search
23:42 / E Mërkurë, 23 Mars 2022 / AR

Joe Biden lajmërohet nga Brukseli

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është lajmëruar nga Brukseli.

Ai e falënderoi kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, për pritjen e ngrohtë, raporton Indeksonline.

Biden tha se do të vazhdojnë punën për t’iu përgjigjur luftës së Putinit në Ukrainë.

“Faleminderit Kryeministrit De Croo për pritjen e ngrohtë në Bruksel. Mezi e pres punën tonë së bashku – me të gjithë aleatët dhe partnerët tanë – gjatë kësaj jave, ndërsa ne vazhdojmë t’i përgjigjemi luftës së zgjedhur të Putinit në Ukrainë”, ka shkruar Biden në Facebook./Indeksonline/