75 Mall Live Search
22:05 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / L K

Joe Biden rrëzohet në një ceremoni diplomimi, video behët virale

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden është përballur me një tjetër incident. Lideri amerikan u pengua dhe rrëzua gjatë një ceremonie diplomimi në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA në Kolorado.

Të pranishmit nxituan dhe e ndihmuan të ngrihej. Më pas Biden shkoi në vendin e tij, duke mos treguar ndonjë trokitje serioze. Biden, 80 vjeç, është presidenti më i vjetër në historinë e SHBA.

Ndërsa presidenti u ndihmua të ngrihej, ai tregoi me gisht pas tij se çfarë e pengoi. Drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Ben LaBolt shkroi në Twitter se presidenti ishte mirë./abcnews.al