23:43 / E Premte, 23 Shtator 2022 / MSH

Joe Biden u bën premtim madhor amerikanëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u ka bërë një premtim madhor qytetarëve të vendit të tij.

Ai ka premtuar se nëse zgjedhen edhe dy senatorë demokratë dhe mbajnë Senatin, ai do të përmbysë vendimin e fundit të çështjes Roe vs. Wade, i cili shpalli abortin si të paligjshëm në ShBA.

“Do ta bëjmë Roe përsëri të ligjshëm. Do të mbrojmë përsëri të drejtën e gruas për të bërë zgjedhje” shkroi Biden në Twitter.

Vendimi i çështjes Roe vs Wade e bëri abortin të ligjshëm në vitin 1973.

I njëjti vendim u përmbys në qershor të këtij viti./Indeksonline/