Joe Hart në radarët e skuadrës së famshme evropiane

Joe Hart e ka humbur shkëlqimin që kishte dikur sa ishte pjesë e Manchester Cityt.
Portieri anglez është pjesë e Tottenhamit dhe nuk është në plan të trajnerit për sezonin e ardhshëm.
Pasi Spurs nënshkruan me Pierluigi Gollini, Hart tani është zgjedhja e tretë për portën.
Interesim për Hartin ka shfaqur skuadra skoceze, Celtic.
Ata kanë biseduar me agjentet e lojtarit dhe janë shprehur të gatshëm për të transferuar portierin.
Hart ka bërë vetëm 10 paraqitje me Tottenhamin në sezonin e kaluar.
34 vjeçari ka mbajtur 127 herë portën e paprekur në 340 ndeshje në Premierligë me Manchester City, Birmingham City, West Ham dhe Burnley. /IndeksOnline/