18:52 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Joe Jonas martohet me aktoren e njohur të Game Of Thrones

Sophie Turner dhe Joe Jonas duket se janë martuar në një ceremoni të papritur në Las Vegas.

Anëtari i grupit Jonas Brother, Joe dhe aktorja e  Game of Thrones, Sophie u fejuan në vitin 2017 pas më shumë se një viti së bashku.

Ata ishin në Vegas për ‘Billboard Music Awards’ , por disa orë më vonë, ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Vetëm pak orë më parë, Jonas Brothers kishin qenë në skenë në BBMA duke performuar hitin e tyre ‘Sucker’, dhe kjo ishte hera e parë që ata do të performonin në një shfaqje çmimesh pas 10 vjeteve.

Sophie ishte në rreshtin e parë në MGM Vegas së bashku me aktoren Priyanka Chopra, e cila është e martuar me vëllain e Joe, Nick.

Ceremonia e martesës thuhet se u zhvillua në A Little White Chapel, një vend i dasmës në Vegas, i njohur si ‘tuneli i zotimeve”, që kurorëzuar shumë çifte të famshme gjatë viteve.

Britney Spears, Eva Longoria, Michael Jordan, dhe Bruce Willis dhe Demi Moore janë vetëm disa nga emrat që thuhet se janë martuar atje.

Joe dhe Sophie fillimisht thanë se planifikonin të martoheshin në Francë këtë verë, Sophie kishte thënë për Harpers Bazaar se kishin planifikuar ta mbanin atë sa më intime, por një ceremoni tjetër pritët të mbahet./Indeksonline/