Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt fituesit e çmimit “Nobel” për ekonominë

Ekonomistët Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt janë shpallur fituesit e çmimit “Nobel” për ekonominë’’ për vitin 2025 për kërkimet e tyre mbi “rritjen ekonomike të nxitur nga inovacioni”, deklaroi Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.
Çmimi u nda sipas ideve të tyre të ndryshme: Mokyr-it “për identifikimin e parakushteve për rritje të qëndrueshme përmes progresit teknologjik”, ndërsa Aghion dhe Howitt për ‘’teorinë e rritjes së qëndrueshme përmes shkatërrimit krijues”.
Mokyr dhe Howitt kanë bazë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Aghion operon në lidhje me institucione në Francë dhe Britaninë e Madhe.
“Gjatë dy shekujve të fundit, për herë të parë në histori, bota ka dëshmuar rritje të qëndrueshme ekonomike”, deklaroi Akademia… në një njoftim për shtyp.
“Kjo ka nxjerrë një numër të madh njerëzish nga varfëria dhe ka hedhur themelet për prosperitetin tonë. Fituesit e “Nobelit” së këtij viti në ekonomi, Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt, shpjegojnë se si inovacioni siguron shtysën për përparim të mëtejshëm”, thekson Akademia…
Çmimi në ekonomi përfundon serinë e njoftimeve të çmimit “Nobel” të këtij viti. Përfituesit e cmimeve në mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe paqe u shpallën javën e kaluar.