14:39 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / C E

John: Barazimi me Arbërinë ishte zhgënjyes, të fokusohemi në ndeshjet e radhës

Qendërsulmuesi Otto John dje me Arbërinë ka shënuar golin e 15-të me fanellën e Prishtinës dhe golin e dytë rresht në dy ndeshjet e para të sezonit të saponisur.

Ishte ndeshje zhgënjyese, sepse ne i patëm mundësitë të fitonim ndeshjen, por ky është futbolli”, deklaroi John për faqen zyrtare të klubit.

Ende kemi shumë ndeshje për të zhvilluar dhe kemi pikë për të marrë dhe duhet të përqendrohemi për ndeshjet e radhës”.

Është e vërtetë që përveç golit pata edhe tri tentativa të tjera drejt portës, por isha i pafat, por shpresoj që në të ardhmen të jem edhe më efikas”.

Ndërsa po ashtu jam i lumtur që e nisa sezonin me gola dhe shpresoj të shënoj sa më shumë të tjera për të ndihmuar ekipin të arrij qëllimet që i ka ekipi ynë”, shtoi ai.