75 Mall Live Search
15:01 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

John Cena i shtohet familjes së “Fast and Furious 9”

Ndërsa festoi premierën e “Avengers: Endgame”, Vin Diesel lumturoi fansat ndërsa lajmëroi shtimin e një anëtari të ri në familjen e “Fast and Furious”.

Bëhet fjalë për yllin e WWE, John Cena.

51-vjeçari, i cili luajti rolin e Dominic Toretto në gjashtë nga tetë filmat e fundit, njoftoi lajmin në një postim në Instagram.

Në fillim të video Diesel pohoi se shumë shpesh sheh në ëndërr mikun e tij të ndjerë, Paul Walker, që ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë në vitin 2013.

Dhe në fund të videos u shfaq mundësi profesionist John Cena, i cili foli asnjë fjalë por vetëm tundi kokën dhe e shkeli syrin.

Postimi duket si një njoftim që Cena do ketë një rol në “Fast and Furious 9”, që është planifikuar të godasë ekranet e mëdha të kinemave në vitin 2020.