John Cena po bëhet baba?

John Cena është pyetur nëse do të bëhet baba.
Në një emision në ‘Drew Barrymore Show’, gazetarja i tha John se beson që do të ishte babai më i mirë në botë, transmeton Indeksonline.

“Së pari ju falënderoj për këtë koment. Më pëlqen jeta. Më janë dhënë disa mundësi që të bëj dhe të shoh gjëra që as i kam ëndërruar. Është punë e vështirë por duhet të drejtoj veten si duhet. Është e vështirë të jesh burri më i mirë për gruan time. Është e vështirë të mbajë lidhje me ata që më duan. Kjo është perspektiva ime. Dhe tani nuk mendoj të bëhem baba“, tha ai.

Kujtojmë, Cena u martua me gruan e tij, Shay Shariatzadeh , në tetor të vitit 2020./Indeksonline/
