19:19 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

John Kennedy dhe fëmijët e tij për festën e “Halloween”

Është publikuar një foto e rrallë e Kennedy presidenti i 35-të i SHBA-ve, ku shihet me fëmijët e tij në vitin 1960 të cilët ishin ‘maskuar’ për festën e ‘Halloween’.

Ai duket i buzëqeshur dhe i lumtur duke luajtur me fëmijët e tij, shkruan Indeksonline.

Kennedy merrej me menaxhimin e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe Kubën.

Kennedy përfaqësoi Masaçusets në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA dhe Senatin para se të bëhej president. Po ashtu gjatë mandatit të tij si president ai u vra në nëntor të vitit 1963./Indeksonline/ .

Image