07:47 / E Martë, 01 Qershor 2021 / AR

John Krasinski i përgjigjet Amy Schumer që thotë se martesa e tij me Emily Blunt është e rreme

Prit, çfarë? Amy, po tallesh? Thuaj që po tallesh??? Amy Schumer iu drejtua Instagramit për t’u rekomanduar ndjekësve të saj “A Quiet Place II”, me protagoniste Emily Blunt dhe regji të John Krasinski-t, të cilët, siç e dini, janë të martuar.

John Krasinski i përgjigjet Amy Schumer që thotë se martesa e tij

Duket se komedianes i pëlqeu shumë filmi, një vazhdim i filmit horror të vitit 2018.

“U kënaqa me çdo sekondë të ‘A Quiet Place II’, shumë më shumë se pjesa e parë që më pëlqeu shumë. Sa bukur të jesh në kinema,” shkroi ajo. “Unë e kam thënë prej një kohe të gjatë që Emily dhe John kanë një martesë të pretenduar për reklamim. Por mendoj se duhet ta shihni filmin në këtë fundjavë më shi.”

Amy, e njohur për komentet e saj karakteristike, i la pak fansat në mëdyshje. Megjithëse sigurisht që po bënte shakaaa!

“Faleminderit Amy!…për faktin që na nxore sekretin e martesës,” iu përgjigj Krasinski.

Amy edhe kur sugjeroi “Cruella” me protagoniste Emma Stone, tha: “Dihet që Emma Stone është një njeri toksik, por ‘Cruella’ është mahnitëse.”

John Krasinski i përgjigjet Amy Schumer që thotë se martesa e tij

Qetësohuni, John dhe Emily janë bashkë prej vërteti. Krasinski dhe Blunt u martuan në vitin 2010 dhe kanë bashkë dy vajza, Hazel dhe Violet.