21:19 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / MSH

John Legend rimartohet me gruan e tij, në 10 vjetorin e martesës

Chrissy Teigen dhe John Legend janë rimartuar në një ceremoninë luksoze në liqenin e Komos për të shënuar 10-vjetorin e martesës.

Chrissy zgjodhi një fustan të shkurtër për të festuar ditën e saj të madhe së bashku me John përpara fëmijëve, miqve dhe familjes së tyre në të njëjtin vend ku u martuan për herë të parë një dekadë më parë.