John McCain adoptoi foshnjën që ia la Nëna Tereza në duar: Kjo është historia e rrëfyer prej tij
Senatori amerikan John McCain, ndërroi jetë në mbrëmjen e së shtunës pas komplikimeve të tij shëndetësore.
McCain vdiq vetëm një ditë para se të shënohej ditëlindja e humanistes shqiptare Nënës Terezë, me të cilën atë e lidh diçka mjaft e rëndësishme. Këtë e gjë e pati bërë të ditur vet senatori amerikan John McCain gjatë vizitës së tij të vitit 2017 në Kosovë, kur tregoi se ai dhe gruaja e tij kishin adoptuar të bijën e tij nga humanistja shqiptare Nënë Tereza.
”Nëse më lejoni, dëshiroj ta tregoj një tregim të shkurtër personal për familjen time duke qenë i vetëdijshëm se çfarë figure të madhe ka pasur figura e Nënë Terezës. Para 24 vjetësh, gruaja ime ishte në Bangladesh dhe po vizitonte jetimoren e Nënës Terezë ku vetë Nëna Terezë erdhi në takim dhe kishte me vete dy foshnje, ajo i kishte thënë bashkëshortes sime se duhet t’i marrë me vete të dyja foshnjet sepse përndryshe ato do të vdesin”.