75 Mall Live Search
15:44 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / A. A

John: S’më bën përshtypje fare që s’jam shpërblyer nga FFK

Sulmuesi i Prishtinës Otto John, nuk ka marrë asnjë shpërblim për paraqitjet e tij në vitin 2020.

Këtë javë u mbajtë ceremonia ‘Laureatët e vitit’, ku Federata e Futbollit ndau mirënjohje për futbollistët më të dalluar.

John realizoi 21 gola në të gjitha garat gjatë këtij viti me Prishtinën, duke qenë realizatori i dytë më i mirë në Kosovë pas Mirlind Dakut.

Edhe pse nuk u zgjedh as në 11-shen më të mirë të javës, nigerianit të Prishtinës nuk i ka mbetur hatri.

“Nuk më bën përshtypje fare që nuk jam shpërblyer. Kjo më kishte ndodhur edhe para disa vitesh kur isha te Trepça ’89. Synimi im është të punojë dhe t’i ndihmojë Prishtinës që të fitojë trofe” deklaroi John për Indeksonline.

22 vjeçari ka kontratë me Prishtinën deri në verën e vitit 2022.

/Indeksonline/