John Terry dëshpëron fansat e Chelseat: Kam ëndërr të bëhem trajner, por duket se s’do të ndodhë kurrë!
Legjenda e futbollit, John Terry ka dhënë një intervistë për faqen “Flashscore” ku foli për gjithçka, në veçanti për ëndërrën e tij për t’i bërë trajner.
Terry thotë se provoi për të punuar si trajner pas pensionimit, por kjo gjë s’i shkoi shumë për dore, shkruan Indeksonline
Madje, në këtë intervistë, Terry ka dëshpëruar tifozët e Chelseat – të cilët gjithmonë ëndërrojnë ta shohin në stol si trajner.
Kjo duket se s’do të ndodhë kurrë, kështu thotë edhe Terry.
“Ëndrra ime është të bëhem trajner i Chelseat. Por pa disa gjëra të tjera, kjo ëndërr ndoshta nuk do të bëhet realitet. Jam i lumtur me atë që kam arritur te Chelsea gjatë karrierës sime. Por, kjo si trajner, ndoshta nuk do të ndodhë”, u shpreh John Terry
Ish-mbrojtësi anglez thotë se ndeshja e tij më e rëndësishme në karrierë është ajo e vitit 2012, finalja e Champions League. Edhe pse ai nuk luajti.
“E mbani në mend? Unë isha i veshur me fanellë komplet. Është qesharake, sepse momenti më i mirë në histori te Chelsea, për mua dhe klubin është pikërisht ndeshja që unë s’luajta, në vitin 2012”, vazhdoi tutje legjenda e futbollit anglez.
Terry kohët e fundit e kemi parë edhe në Akademinë e Bluë të Londrës, por jo me një punë me kontratë. Përndryshe ai është duke shijuar jetën me familje./Indeksonline/

