23:00 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

John Terry futbollisti që i bëri shumë njerëz të “dashurohen” me Chelsea, tregon që ka ende talent

Ish kapiteni i Chelsea edhe pse ka vite që është pensionuar nga futbolli prap duket që aftësitë nuk i ka humbur.

Në një video të publikuar nga vetë Terry, shihet se është i mrekullueshëm në akrobacionet e tij me top dhe po ashtu gjuajtjen drejt golit, shkruan IndeksOnline.

Terry luajti për skuadrën e Chelsea për të cilën mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Po ashtu luajti edhe për Aston Villan, ku pastaj u pensionua nga futbolli./IndeksOnline/.