19:57 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

John Terryt i ofrohet mundësia për tu kthyer në Chelsea

Bosi i Chelseat, Maurizio Sarri, ka hapur derën për John Terry që të kthehet në klub.

Pas dështimit për tu bashkuar me Spartak Moskën, mbrojtësi anglez ka mbetur pa skuadër.

Për këtë, Sarri ka hedhur idenë e rikthimit të tij në stafin teknik.

“Herën e fundit kam folur me të, ai më tha se ai dëshiron të luajë për një tjetër sezon. Por, tani situata ka ndryshuar. Chelsea është shtëpi e tij sigurisht dhe unë do të doja ta riktheja atë. Ne kemi shumë lojtarë të rinj në ekip dhe Terry do t’i ndihmonte ata në skuadër” ka thënë Sarri./Indeksonline/