10:27 / E Enjte, 22 Prill 2021 / AR

John Travolta kujton vallëzimin me Lady Diana-n: Ishte si një përrallë

Në nëntor të vitit 1985, John Travolta dhe Lady Diana ishin të ftuar në një mbrëmje muzikore.

Travolta ishte veshur me një kostum të zi, ndërsa Diana një fustan prej cope kadifeje me ngjyrë të kaltër, transmeton Indeksonline.

Ata kishin vallëzuar nën tingujt e këngës “Saturday Night Fever”, ku vallëzimi i tyre ishte mjaftë i diskutueshëm në atë kohë.

67-vjeçari rikujtoi vallëzimin, për të cilin u shpreh se nuk ishte i përgatitur për të kërcyer me princeshën e Uellsit.

“Nuk mendoja se do të më kërkonin të kërceja me të. Ishte privilegj dhe nder i madh të kërceja dhe mendova, ‘Duhet të ketë një arsye dhe më mirë të jap maksimumin’. Kjo do të thoshte të drejtoje vallëzimin mirë dhe të argëtoheshim. Kjo ishte pjesa e lehtë, por vetëm fakti i përshëndetjes së duhur ndaj Diana-s, të qenit me vetëbesim dhe kërkesa për të kërcyer ishte një detyrë e ndërlikuar.” – tha ai.

Travolta u shpreh se momentin e përjetoi si një “përrallë” që do të vazhdonte ta mbante mend për dekadat e ardhshme.

“Mendoni thjesht për vendodhjen. Ishim në Shtëpinë e Bardhë. Ishte mesnatë. Skena është si një ëndërr. Unë i afrohem, i prek bërrylin, e ftoj të vallëzojmë. Ajo rrotullohet dhe më jep atë buzëqeshjen joshëse, paksa të trishtuar dhe pranon ftesën. Dhe pastaj u gjendëm atje, duke kërcyer së bashku sikur të ishte një përrallë.”/Indeksonline/

John Travolta kujton vallëzimin shumë të diskutuar me Lady