John Travolta merr licensën për pilot

Aktori amerikan John Travolta, ka dhënë një lajm për të gjithë ndjekësit e tij.
Ai sapo mori licencën për pliot dhe duket se është tejet i kënaqur për këtë fakt duke thënë se është një moment që krenohet shumë, transmeton Indeksonline.

Aktori 68 vjeçar ka një flotë avionësh duke përfshirë Bombardier Challenger 601, një Boeing 707-138B dhe një Eclipse 500.
Ai kishte blerë “707” para 22 vitesh për 77 milionë dollarë dhe është diçka e mahnitshme. Aty ka 2 dhoma gjumi dhe një banjë.
John jeton në Florida në të cilën parkon avionët e tij ashtu siç ne që parkojmë veturat.
John ka qenë pjesë e fluturimeve që kur ishte 15 vjeç dhe e mori licencën e parë në 1978./Indeksonline/
