Johnny Depp del në publik, kështu e presin fansat

Johnny Depp është pritur nga fansat teksa doli nga një restorant në Paris në orët e para të mëngjesit.
59 vjeçari dukej në humor të mirë teksa u nis te shkonte për t’iu dhënë nënshkrime fansave, transmeton Indeksonline.

Ai pati të veshur një xhaketë të zezë si dhe pantallona të ngjashëm. Look-un e kompletoi më një gjerdan dhe vathë.

Johnny gjendet në Paris për të filmuar projektin e parë që kur fitoi gjyqin për shpifje ndaj ish-bashkëshortes, Amber Heard.

Roli që luajti së fundmi ishte në filmin Minamata, i publikuar në shkurt 2020./Indeksonline/
