75 Mall Live Search
11:24 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Johnny Depp dhe balerina ruse drejt martesës

Aktori i suksesshëm dhe i preferuar i femrave, Johnny Depp duket se ka gjetur dashurinë e vërtetë.

Ylli hollivudian sipas Daily Mail thuhet se është në prag të martesës me balerinën ruse, Polina Glen.

Dyshja kanë nisur romancën që nga viti i kaluar pasi u njohën në një festë në Los Angeles.

Madje, bukuroshja ruse gjatë asaj kohe as që e kishte idenë se kush ishte Depp, shkruan Indeksonline.

Çifti u kapën nga paparacët duke shkëmbyer puthje në fillim të këtij viti në një hotel në Beograd./Indeksonline/