Johnny Depp e zgjidh rastin, arrin marrëveshje me anëtarin e filmit “City of Lies”

Aktori Johnny Depp, ka arritur marrëveshje me një koleg me të cilin ka punuar për filmin, “City of Lies”.
Menaxheri Greg Brooks, kishte pretenduar se aktori e kishte sulmuar atë në xhirime, transmeton Indeksonline.
Sipas “Hollywood Reporter”, thuhet se janë depozituar dokumente gjyqësore që tregojnë se mes tyre ka arritur një marrëveshje. Çështja do të mbyllet nëse Depp do t’u përmbahet kushteve të caktuara, por se çka paraqesin këto kushte nuk është bërë publike akoma.
Çështja do të shkoj sërish në gjykatë nëse Depp nuk i plotëson kushtet në kohë./Indeksonline/