Johnny Depp iu drejtohet me disa fjalë përkrahësve të tij

Aktori Johnny Depp ka marrë mbështetje të madhe nga fansat gjatë kohës kur ishte në gjyq me ish të dashurën, Amber Heard.
Përmes një video në Instagram, ai vendosi t’i falënderoj të gjithë përkrahësit e tij besnikë, shkruan Indeksonline.
Ai u shpreh se pas këtij “lirimi” do të ecin të gjithë bashkë përpara dhe që nuk ka ndonjë mënyrë që mund t’i shpreh falënderimet e përzemërta që ka ndaj tyre.
Postimi i plotë:
“Për të gjithë mbështetësit e mi më të çmuar, besnikë dhe të palëkundur. Kemi qenë kudo bashkë, kemi parë gjithçka bashkë. Së bashku kemi ecur në të njëjtën rrugë. Ne bëmë gjënë e duhur së bashku, sepse ju u interesuat.
Dhe tani, të gjithë së bashku do të ecim përpara. Ju jeni, si gjithmonë, punëdhënësit e mi dhe përsëri jam i pakënaqur për të gjetur një mënyrë për t’iu falendëruar, përveçse thjesht duke thënë faleminderit. Pra, faleminderit. Dashuria dhe respekti im, JD“./Indeksonline/