75 Mall Live Search
14:53 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / L A

Johnny Evans pensionohet nga futbolli, por merr një pozitë të re te Manchester Unitedi

Mbrojtësi irlandezo-verior, Johnny Evans ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli.

Mirëpo Evans, nuk do të largohet nga Manchester Unitedi pasi që do të marrë detyrën e re si drejtor i huazimeve.

Evans, i cili është në fazat e fundit të përfundimit të licencës UEFA A, do të drejtojë huazimet për lojtarët e rinj të United, si dhe do të punojë ngushtë me drejtorin e futbollit, Jason Ëilcox.

Irlandezo-veriori, gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrat si Royal Antëerp, Sunderland, Manchester United, West Bromwich Albion, Leicester City dhe prapë te “Djajtë e Kuq”, ku përfundoi karrierën./IndeksOnline/