75 Mall Live Search
17:59 / E Shtunë, 23 Prill 2022 / OSH

Johnson bisedon me Zelenskyn për “fazën e re” të ndihmës ushtarake

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zhvilluan të shtunën një bisedë telefonike, ku folën për një “fazë të re” të ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e armëve të rënda.

Sipas zëvendësshefit të shtabit të Zelenskyt, Andriy Sybiga, ata folën gjithashtu për mbështetje të mëtejshme financiare.

Johnson e Zelensky kanë pasur marrëdhënie miqësore gjatë luftës në Ukrainë, me presidentin ukrainas që shpeshherë vë në theks ndihmën e madhe të Britanisë.

Sipas raportimeve, Britania do t’i japë Ukrainës automjete të blinduara kundërajrore.