75 Mall Live Search
21:53 / E Premte, 04 Mars 2022 / MSH

Johnson: Bota po ia kthen shpinën Putinit dhe regjimit të tij

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka publikuar një mesazh përshendetës për popullin ukrainas, duke e garantuar se do të bëhet çdo gjë që është e mundur për t’i dhënë fund agresionit rus.

Johnson e nisi video-mesazhin me përshendetje në gjuhën ukrainase, për ta vazhduar atë me pohimin se shtetet aleate janë duke punuar në përfundimin e këtij konflikti.

“Të mërkurën, deputetët në Dhomën tonë të Komunave u ngritën për të duartrokitur ambasadorin ukrainas dhe për të demonstruar se e gjithë Mbretëria e Bashkuar qëndron drejtpërdrejt me popullin e Ukrainës dhe luftën tuaj frymëzuese kundër këtij agresioni” tha Johnson.

“Së bashku, me miqtë e shumtë të Ukrainës, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’ju mbështetur dhe për të imponuar një mal presioni mbi Vladimir Putin. Me SHBA-në dhe BE-në, ne kemi blerë paketën më të madhe të sanksioneve globale të vendosura ndonjëherë ndaj Rusisë dhe do të shkojmë më tej nëse dhe derisa ky agresion të ndalet” tha tutje kryeministri anglez.

Ai gjithashtu tha se Bota është dukë ia kthyer shpinën Putinit dhe regjimit të tij.

Johnson deklaroi se Mbretëria e Bashkuar është duke bërë ç’është e mundur për të mundësuar bashkimet familjare, përmes Skemës Ukrainase të Familjes, e cila është krijuar për të sjellë në Mbretëri të Bashkuar ukrainasit të cilët kanë dikënd atje.

Johnson shtoi se vendi është duke ndihmuar ukrainën me 20 milionë paund, krahas ndihmës humanitare.

Ai përfundoi fjalimin e tij duke thënë se Putin ka bërë një keqkalkulim te të gjithë situatës dhe se në fund ai do të dalë humbës.