13:03 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Johnson: Do të refuzojmë çdo ofertë për shtyrje të Brexit

Britania e Madhe nuk është e gatshme ta shtyjë Brexitin pas 31 tetorit. Këtë pikëpamje do ta paraqesë kryeministri britanik, Boris Jonhson, gjatë takimit që do ta zhvillojë sot më vonë me presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Junker.

Ky takim dreke në Luksemburg është i pari që zhvillohet në mes Junker dhe Johnson, pasi ky i fundit erdhi në postin e kryeministrit në korrik.Sekretari i Jashtëm Dominic Raab, tha se kryeministri do të theksojë se ai ka qenë për një marrëveshje, por se duhet të kishte ‘ një përfundim’ për këtë çështje.

Edhe shefi i BE-së për negociatat Brexit, Michel Barnier, do të marrë pjesë në takim në Luksemburg, ndërsa Johnson do të shoqërohet nga sekretari i Brexit, Steve Barclay dhe përfaqësuesi  tjetër, David Frost.