Johnson: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të vitit të ardhshëm

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka vlerësuar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri kah fundi i vitit të ardhshëm (2023).
“Ka “një mundësi realiste” që lufta në Ukrainë mund të vazhdojë deri në fund të vitit të ardhshëm”, ka thënë Johnson.
Kryeministri britanez gjithashtu ka bërë me dije që është dakord me kthimin e stafit të ambasadës britanike në Kiev, muajin e ardhshëm.
Ndërkohë, situata në Ukrainë vazhdon të jetë e tensionuar.
Qytetet më të rëndësishme të vendit janë duke u goditur në mënyrë strategjike nga ushtria ruse, me civilët dhe ushtarët ukrainas që po kundërpërgjigjen.