22:20 / E Diele, 03 Prill 2022 / AR

Johnson: Masakra në Bucha, dëshi e krimeve të luftës nga Rusia

Dezinformimet nga Kremlini nuk mund të fshehë të vërtetën për vrasjen e civilëve në Ukrainë, ka thënë kryeministri britanik Boris Johnson.

Në një postim nnë Twitter, kryeministri britanik tha: “Sulmet e neveritshme të Rusisë kundër civilëve të pafajshëm në Irpin dhe Bucha janë edhe më shumë dëshmi se Putini dhe ushtria e tij po kryejnë krime lufte në Ukrainë.”

Imazhet nga Bucha pas tërheqjes së forcave ruse kanë treguar shkatërrim total dhe trupa të shtrirë në rrugë, disa me duar të lidhura pas shpine.

Ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar që ndonjë civil të jetë vrarënga forcat e saj në Bucha dhe i quajti fotot “një tjetër prodhim i regjimit të Kievit për mediat perëndimore”.