75 Mall Live Search
15:17 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / B O

Johnson thotë se aroma e fitores së Ukrainës në luftën ndaj Rusisë, ka filluar të ndjehet!

Kryeministri britanik Boris Johnson e sheh tërheqjen e forcave ruse nga ishulli i gjarpërinjve të Ukrainës në Detin e Zi si një shenjë e një fitoreje të mundshme të Ukrainës në luftë.

Johnson tha në përfundim të samitit të NATO-s në Madrid të enjten se tërheqja nga ishulli, ku ushtria ruse i është nënshtruar sulmeve të pamëshirshme ukrainase, tregon se Rusisë “i është dashur të lëshojë përsëri tokën”, shkruan Indeksonline.

“Në fund, do të jetë e pamundur për presidentin rus Vladimir Putin të mbajë nën kontroll një vend që nuk e pranon pushtimin. Rusia duhet të dëbohet nga çdo territor që ka pushtuar që nga pushtimi i shkurtit” tha Johnson.

“Për sa i përket armëpushimit, aktualisht nuk ka asgjë për të diskutuar” tha Johnson ndër të tjera./Indeksonline/