Johnson: T’i shfrytëzojmë mundësitë që sjellë BREXIT

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka deklaruar se largimi nga BE-ja është pikë kthese e jashtëzakonshme për vendin e tij.
Në Twitter ai shkroi se tani do t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që do t’i sjellë kjo dalje nga BE.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Sonte jemi larguar nga BE – një pikë kthese e jashtëzakonshme në jetën e këtij vendi. Le të bashkohemi tani për të shfrytëzuar sa më shumë nga të gjitha mundësitë që Brexit do të sjellë – dhe le ta lëshojmë potencialin e të gjithë Britanisë së Madhe”.