75 Mall Live Search
18:17 / E Enjte, 24 Mars 2022 / MSH

Johnson: Ukraina do mbëshetet për një periudhë afatgjatë

Përveç dyfishimit të ndihmës për Ukrainën, kryeministri Boris Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar duhet të mbështesë Ukrainën, për një periudhë afatgjatë.

“Ky është vetëm fillimi”, thotë ai, shkruan BBC.

Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar më shumë se 1000 individë dhe subjekte ruse deri më tani, me sanksionet më të ashpra që Mbretëria e Bashkuar ka vendosur ndonjëherë, thotë Johnson.

“Mesazhi që Putini mund të marrë është: Ukraina nuk është vetëm. Ne qëndrojmë me popullin e Kievit, Mariupolit, Lvivit dhe Donetskut” thotë ai.

“Siç ka thënë vetë Presidenti Zelensky, populli i Ukrainës duhet të mbizotërojë dhe Putini duhet të dështojë, dhe do të dështojë.”