07:43 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

‘Joker’ duartrokitet për tetë minuta rresht pas premierës në Venice Film Festival

Premiera e filmit “Joker” në Venice Film Festival përfundoi me një duartrokitje tetë minutëshe për aktorin protagonist, Joaquin Phoenix, për regjisorin Todd Phillips dhe për historinë e origjinës që ideuan për armikun e Batman.

Phoenix dhe Phillips në Sala Grande iu bashkua aktorja Zazie Beetz, që luan rolin e fqinjes së Joker. Robert De Niro, që luan rolin e një moderatori, nuk mundi të ishte i pranishëm në Lido, Venecia.

Filmi përflitej dhe diskutohej që prej ditës që u njoftua realizimi i tij. Të shtunën u mbajtën dy shfaqje për shtypin, të dyja të mbushura plot. Të dyja përfunduan me duartrokitje dhe brohorima në momentin që u shfaq emri i Joaquin Phoenix në ekran.

Performanca e Phoenix si Arthur Fleck, një burrë i trishtuar që transformohet në një ikonë të nihilizmit të dhunshëm, përflitet që tani si e denjë për Oscar. Më parë, Phoenix ka thënë se nuk është frymëzuar nga portretizimet e mëparshme të Joker për të realizuar versionin e tij.

“Nuk iu referova versioneve të mëparshme të personazhit,” tha ai. “Duhet ta krijoja vetë.”

Pas Venecias, “Joker” do të shfaqet në Toronto, në një tjetër festival filmi.