“Joker” vazhdon të mbetet filmi numër një në botë
Filmi i Todd Phillips, “Joker”, është gati që t’i thyejë të gjitha rekordet me shitjen e biletave, duke shkuar drejt 900 milionë dollarëve nëpër botë, transmeton Indeksonline.
Ky film është pritur shumë mirë në arenën ndërkombëtare, duke i mbushur plot kinematë gjithandej nëpër botë.
Ky film, tri fundjava pasi u shfaq, kishte tejkaluar të gjitha pritjet duke arketuar 737 milionë dollarë.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, filmi “Joker” do të kalojë edhe shifrën e 1 miliard dollarëve shumë shpejt. /Indeksonline/