Jokic thyen rekord, realizon “triple double” më të shpejtë në histori
Nikola Jokic theu rekordin si basketbollisti që realizoi “triple double” më të shpejtë në historinë e NBA në fitoren 123 – 134 të Denver Nuggets në parketin e Milwaukee Bukcs. 23-vjeçarit serb, 2.08 metra i gjatë, iu nevojitën vetëm 14 minuta dhe 33 sekonda lojë për të shënuar këtë rekord, ndërsa e mbylli ndeshjen me 30 pikë, 17 asiste (rekord i karrierës) dhe 15 rikuperime për Nugget. Rekordin e “triple double” më të shpejtë e kishte shënuar Jim Tucker në vitin 1995 brenda 17 minutave lojë. Harris shtoi edhe 28 pikë të tjera për Denverin, duke e zbehur paraqitjen jashtë normales të Antetokounmpo të Bukcs, që gjithashtu e mbylli ndeshjen me “triple double”: 36 pikë, 13 asiste dhe 11 topa të kontrolluar poshtë koshit. Me këtë sukses Denver Nuggets forcon pozitat në zonën play off të Konferencës së Perëndimit.
Në takimin dytë të mbrëmjes Minnesota Timberwolves iu imponua 119-111 Los Angeles Lakers, falë dyshes Butler-Gibson, me 52 pikë në total. Përpjekja e Randle, që shënoi 23 pikë dhe rikuperoi 9 topa, rezultuan të pavlera për Lakers, që pasi rezistuan për pjesën më të madhe të lojës, u dorëzuan në gjysmën e periodës së fundit, për të humbur me 8 pikë diferencë. Kjo ishte disfata e tretë radhazi për skuadrën kaliforniane, që e ka praktikisht të pamundur për t’u renditur në zonën play off në Perëndim. Nga ana tjetër Minnestoa konsolidon pozitat në vendin e katërt, madje pretendon t’i rrëmbejë pozicionin e tretë San Antonio Spurs.