Joksimoviç: Nuk vazhdojmë dialogun pa themelimin e Asociacionit
Presidentja e Qendrës për Politikë të Jashtme, Aleksandra Joksimovic ka thënë se Bashkimi Evropian po insiston në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.
Siç raportojnë mediat serbe, Joksimovic ka theksuar se dialogu nuk do të vazhdoj nëse nuk themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, transmeton Indeksonline.
Ajo tutje ka thënë se në vazhdën e dialogut parashihen tema të reja, dhe se dyshon që do të bisedohet për pronat apo anëtarësimin e dyja shteteve në organizatat ndërkombëtare. /Indeksonline/