Jonas Brothers sjellin bashkëpunimin pas gjashtë vite ndarjeje!
Vëllezërit Jonas kanë sjellur bashkëpunimin e tyre në një këngë të titulluar ‘Sucker’ pas gjashtë viteve ndarje që ata kanë pasur.
Këtë e patën bërë të ditur vëllezërit ditën e enjte, e po atë ditë kanë lansuar këngën duke i lënë fansat shumë të suprizuar.
Në këtë videoklip marrin pjesë edhe gratë e këngëtarëve si : Priyanka Chopra Jonas, Sophie Turner dhe Danielle Jonas.

Kevin Jonas ishte martuar në vitin 2009 me Danielle,Sophie Turner dhe Joe Jonas kanë bërë publike fejesën e tyre në vitin 2017 kurse Priyanka dhe Nick Jonas janë martuar në dhjetor të vitit të kaluar./Indeksonline/
