Jonathan David arrin në Torino për të nënshkruar me “Zonjën e Vjetër”

Futbollisti i Kombëtares së Kanadas, Jonathan David, para pak çastesh ka ateruar në aeroportin e Torinos në Itali.
David do të nënshkruajë kontratë me Juventusin, shkruan Indeksonline
Pasi përfundoi sezoni, sulmuesi konfirmoi largimin nga Lille, duke mbetur “lojtar i lirë” në treg.
Ai zgjodhi “Zonjën e Vjetër” edhe pse në tavolinë kishte shumë oferta nga gjigantët e futbollit europian.
David është një prej goditjeve më të forta të skuadrave italiane gjatë afatit kalimtar të verës./Indeksonline/
🚨 JONATHAN DAVID, JUVENTUS İÇİN İTALYA’DA! pic.twitter.com/WseDvSHvPw
— Football Critix (@footballcritix) July 4, 2025