Jones mposhtë Gustafsson, rikthen titullin
Jon Jones e ka rikthyer titullin e peshave mesatare të lehta, në raundin e tretë në përballjen me Alexander Gustafsson.
Pas dy raundeve, Jones ishte superior ndaj kundërshtarit të tij.
Jones dominoi edhe në raundin e fundit, teksa një goditje ishte fatale që gjyqtari, Mike Beltran ta ndalojë duelin, transmeton IndeksOnline.

Jones, që mposhti Gustafsson pesë vite më parë, arriti ta rikthejë titullin e tij.
Vlen të përmendet se Jones kishte rezultuar negativ nga agjensia anti-doping, USADA, por Komisioni nuk donte ta licensonte atë për lojë./IndeksOnline/
