Jonida hap zemrën me ndjekësit, zbulon moshën kur u martua
Moderatorja e njohur Jonida Vokshi ka ndezur rrjetet sociale me aktivitetin e saj të fundit, ku ka marrë pjesë në një sesion pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj.
Njëri prej ndjekësve e pyeti atë se në çfarë moshe është martuar, shkruan Indeksonline.
Jonida, me sinqeritetin që e karakterizon, ka zbuluar se ishte 33 vjeçe kur vendosi të martohej.
Vokshi, e cila është gjithmonë aktive dhe e afërt me ndjekësit, duket se po shijon çdo moment të jetës personale dhe profesionale, duke inspiruar shumë njerëz që e ndjekin atë çdo ditë./Indeksonline/


