75 Mall Live Search
13:09 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Jonida Maliqi: 2020-a nisi plot e përplot me të qeshura!

Jonida Maliqi është një këngëtare shqiptare që e shohim në skenën muzikore prej shumë vjetësh.

Ajo me këngët e saj ka arritur të bënte për vete një numër të madh fansash, shkruan Indeksonline.

Por, Jonida merr vëmendje të madhe të mediave rozë vazhdimisht edhe për shkak të paraqitjeve të saj publike.

Ajo njihet si një femër me plot stil dhe këtë nuk heziton ta tregojë përmes paraqitjeve të saj të shpeshta.

Në fotografinë e fundit që e ka publikuar këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram, ajo shihet plot stil e veshur me të zeza, duke vënë një mbishkrim mjaft motivues.

“2020-a nisi mbarë, plot e përplot me të qeshura. Le të shpresojmë për ditë më të mira, plot gaz e hare”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se ajo ishte shumë e përfolur nëpër mediat rozë kohët e fundit, për shkak të një romance me Romeo Veshajn. /Indeksonline/