Jonida Maliqi bëhet gati për Eurovision, nis xhirimet e videoklipit!
Jonida Maliqi, këngëtarja tiranase do ta përfaqësoj Shqipërinë këtë vit në Eurovision.
Ditën e djeshme faqja e Eurovision Albania ka publikuar disa prapaskena të një seti fotografik që po përgadit për Eurovisionin ku shihet se është duke i’u përshtatur edhe me veshje këngës.
Duket se tashmë ajo po konkretizon një e nga një të gjithë elementët e nevojshëm për të qenë gati për pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm europian.
Shpresojmë që Jonida të kthehet në Shqipëri me fitore të denjë./Indeksonline/
