22:09 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Jonida Maliqi dhuron emocion me këngën ‘Ktheju Tokës’ në gjysmëfinalen e Eurovision

Shqipëria sonte u përfaqësua në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovision Song Contest nga këngëtarja, Jonida Maliqi.

“Ktheju Tokës”, mbanë titullin kënga që artistja performojë në gjuhën shqipe në skenën madhështore të festivalit të këngës, shkruan Indeksonline.

Jonida dhuroj performancë fantastike teksa në fund të mbrëmjes do të përzgjedhin edhe dhjetë finalistët e dytë të Eurovisionit duke shpresuar që edhe Shqipëria të jetë në mesin e tyre.

Përveç 5 shteteve të cilët janë kualifikuar automatikisht në finale, në natën e parë gjysmë finale janë kualifikuar edhe Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Ceke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.

Nata finale do të mbahet me 18 maj, ditën e shtunë në Tel Aviv të Izraelit./Indeksonline/