09:02 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Jonida Maliqi dhuron performancë të zjarrtë në Amsterdam, pak para ‘Eurovision’

Këtë vit në ‘Eurovision’ Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja, Jonida Maliqi.

Pak para festivalit të madh të këngës, Jonida ka perfomuar në ‘Eurovision in Concert’ i cili i paraprinë spektaklit të njohur, shkruan Indeksonline.

Jonida këndoj ‘Ktheju Tokës’ para një numri adhuruesish që kishin ardhur ta ndiqnin nga afër këtë mbrëmje.

Këngëtarja shqiptare dhuroi një përformancë madhështore e cila u shoqërua me duartrokitje të shumta.

Ndërsa Shqipëria do të përformoj në natën e dytë të ‘Eurovision’ që mbahet me 16 maj./Indeksonline/