10:02 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Jonida Maliqi e tmerruar nga koronavirusi: Ju lutem qëndroni në shtëpi!

Koronavirusi pak ditë më parë arriti edhe në Shqipëri dhe deri tani ka shkuar në 10 numri i të prekurve.

Figurat publike atje kanë bërë thirrje që të merren masa parandaluese kundër virusit vdekjeprurës, që ka shkaktuar numër të madh të vdekurve në vende të ndryshme bote, shkruan Indeksonline.

Edhe Jonida Maliqi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë lutje që të gjithë të mundohen në parandalimin e përhapjes së virusit. 

Në një statusi që ka bërë së fundi, artistja e mirënjohur ka theksuar që të kufizohen lëvizjet dhe të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi.

Më poshtë statusi i saj i plotë:

Ky është një moment ku secili nga ne duhet të marrë përgjegjësi sepse me veprimet tona mund të mbrojmë veten dhe të tjerët nga përhapja e koronavirusit të ri

Ju lutem kufizoni lëvizjet
Qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundeni
Evitoni kontaktet me njerëz
Mos shkoni në vende të populluara
Kafene
Restorante
Të ndryshojmë të përditshmen tonë për tu mbrojtur nga një armik i panjohur që mund të na rrezikojë të gjithëve. Bashkë mundemi ta parandalojmë koronavirusin