15:54 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Jonida Maliqi ndanë momente nga pjesmarrja e turit të Eurovisionit në Madrid

Në Madrid të Spanjës është duke u mbajtur Pre Party Eurovision 2019, një event ky që i paraprin festivalit të këngës evropiane.

Në këtë ngjarje po merr pjesë edhe Jonida Maliqi, këngëtarja që do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”.

Artistja përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj Instagram, ka bërë një përmbledhje të qëndrimit të saj në Madrid.

“Turi i Eurovisionit ishte çmenduri, e mbushur me dashuri dhe emocione”, ka shkruar Jonida përbri postimit./Indeksonline/