19:16 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Jonida Maliqi në provën e parë të Eurovizionit në fustan me veshje me motive shqiptare

Jonida Maliqi ka performuar sot në skenën e Eurovisionit për provën e parë dhe i ka mahnitur të gjithë. Jo vetëm me vokalin e jashtëzakonshëm për të cilin është vlerësuar shumë, por edhe me veshjen.

Ashtu siç Jonida tregoi pak ditë më parë në një intervistë, fustani është me filigranë ari dhe përfaqëson më së miri etnikën shqiptare, iliriane, jo folklorike, e modernizuar.

Këngëtarja dukej si një mbretëreshë ilir teksa performonte mbi një kub, me dritat e skenës kuq e zi.