Jonida Maliqi nuk ndalet, me plot stil shfaqet në paraqitjen e fundit
Jonida Maliqi ishte në fokus të mediave rozë kohëve të fundit për shkak të paraqitjes së saj në festivalin evropian muzikorë Eurovision duke e përfaqësuar Shqipërinë, shkruan IndeksOnline.
Zeshkanja është mjaft e ndjekur edhe nëpër rrjetet sociale, kjo për shkak të stilit të veçantë që ajo ka.
Së fundmi ajo ka publikuar fotografi në llogarinë e saj në Instagram, teksa shihet me një fustan të zi që i shkon shumë.
Përndryshe performanca e këngës me titull “Ktheju tokës” nga këngëtarja, e performuar në Tel Aviv të Izraelit, zuri vendin e 18-të. /IndeksOnline/

