21:24 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Jonida Maliqi performancë madhështore në natën finale të ‘Eurovision 2019’

Jonida Maliqi sapo ka përfunduar performancën në natën finale të festivalit ‘Eurovision’

Me këngën ‘Ktheju Tokës’ këngëtarja dhuroi performancën rrëqethëse dhe të mrekullueshme duke elektrizuar skenën gjigante të festivalit evropian, shkruan Indeksonline.

Me numëron rendor 2, Jonida edhe një herë dhuroi emocion duke mos zhgënjyer me zërin e fuqishëm dhe paraqitjen skenike.

Kujtojmë që Jonida është vlerësuar lartë për performancën në gjysmëfinale duke shpresuar për një rezultat sa më të mirë edhe sonte./Indeksonline/